Eranda Libohova gjallëron Pazarin e Ri në Tiranë, mbledh në koncert adhuruesit e muzikës shqiptare

30 Gusht, 18:29| Përditesimi: 30 Gusht, 18:54

  • Share

Nga fëmijët e deri te moshat e treta, mbrëmjen e së enjtes dëfryen tek Pazari i ri.

Ishte këngëtarja Eranda Libohova e cila mbajti një koncert për më shumë se dy orë.

“Kjo është një skenë prej vërteti dhe pse duket si e improvizuar. Ku ka njerëz ka dashuri dhe për mua jeni një publik shumë i dashur sot. Dhe do ta nis për një këngë për dashurinë. Rroftë dashuria”, tha Libohova.

Libohova, e njohur për zërin e saj të veçantë dhe repertorin e pasur muzikor, ajo performoi disa nga hitet e saj më të njohura, duke ofruar një mbrëmje të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës shqiptare.

Nuk kishte si të mungonin këngët popullore që e kthyen sheshin e Pazarit të Ri në një pistë vallesh tradicionale shqiptare.

Një moment mjaft emocionues i mbrëmjes ishte edhe bashkimi në skenë me Nikon, një i riu me spektrin e autizmit që di përmendësh çdo tekst të këngëtares.

Ky koncert është pjesë e aktiviteteve të shumta që po zhvillohen në Pazarin e Ri, një nga zonat më të gjalla dhe më të frekuentuara të Tiranës.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?