Erdgys Arrazi është paraqitur në Gjykatën e Shkodrës, në kushte të rënduara psikologjike dhe nuk ka folur para trupës gjyqësore. Pala mbrojtëse ka cilësuar në gjykatë ndalimin si të paligjshëm, pasi ky shtetas nuk paraqet rrezikshmëri dhe nuk përbën asnjë të dhënë për t'u larguar nga vendi.
Nga ana tjeter avokati mbrojtës ka paraqitur në Gjykatë dokumentin mjeko-ligjor ku Alma Arrazi kishte probleme psikologjike.
Kërkesa e palës mbrojtëse nuk është marrë në konsideratë nga Gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurisë 'arrest në burg'. Prokuroria ka depozituar dosjen me akuzën për shkaktim të vetëvrasjes.
Lajmi kryesor:
Tragjedia e Shkodrës, trupat e Nënës dhe tre fëmijëve të mitur nxirren nga lumi Buna! Burri në qeli! Akuza: Erdgys Arrazi shkaktar i vetëvrasjes
G.K//ReportTv.al