TIRANË- Emri i ish-eurodeputetit gjerman, Elmar Brok mori vëmendje në politikën shqiptare, pasi në maj 2024, ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq më të nga ballkoni i shtëpisë duke thyer arrestin shtëpiak për aferën Partizani. Por, sot Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka shkëmbyer edhe një përqafim të ngrohtë si dy miq të vjetër, siç e thotë edhe vetë Rama, gjatë ceremonisë në Gjermani për Çmimin e “Karlit të Madh”.
Krahas fotos ku shfaqen të dy të përqafuar dhe të buzëqeshur, kreu i qeverisë rrëfen edhe bisedën me Emar Brok, ndërsa zbulon se ky i fundit jo vetëm që e ka uruar për fitoren e mandatit të katërt, por edhe i ka thënë me shaka se në Tiranë “erdhi që ta vriste”, por Rama u ngjit sërish.
E nga ana tjetër, kryeministri thotë rrëfen se i ka thënë Brook “se nuk do t’ia falë kurrë që erdhi deri në Tiranë e nuk piu një kafe, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”.
Postimi i Ramës
Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!
Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!
Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër
*Aachen, Gjermani
Ndërkohë, Brook u shfaq në krah të Berishës edhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku kreu i PD pësoi disfatën më të thellë elektorale.
Postimi i Edi Ramës
Komente
