Erdhën nga Britania dhe nuk u vetëkarantinuan, gjobiten 9 persona me 700 000 lekë secili

7 Janar 2021, 16:58| Përditesimi: 7 Janar 2021, 16:59

  • Share

9 persona janë gjobitur me nga 700 000 lekë secili pasi nuk u vetëkarantinuan për 14 ditë sipas aktit normativ në fuqi për persona që vijnë nga Britania e Madhe. Pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe për shkak të shfaqjes së versionit të ri të COVID-19 mbetet në fuqi deri më 18 janar dhe për këdo që vjen me avion, traget apo rrugë tokësore duhet të karantinohet me 14 ditë, në të kundërt do të gjobiten.

Gjatë 24 orëve të fundit 9 shtetas edhe pse erdhën prej andej, u kapën sërish në Rinas pak ditë më vonë në tentativë për t'u larguar drejt destinacionit të tyre, edhe pse ishin paralajmëruar se duhet të vetëkarantinoheshin për 14 ditë. Ata nuk janë lejuar të udhëtojnë dhe secilin prej tyre e kanë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata shtetas që kanë hyrë në Shqipëri gjatë javës së fundit të dhjetorit 2020, nga Britania e Madhe, nëpërmjet rrugës tokësore, detare apo ajrore, të mos tentojnë të shkelin vetëkarantinimin e detyrueshëm, pasi do ndëshkohen me masë administrative sipas Aktit Normativ dhe nuk do lejohen të lëvizin në drejtim të destinacionit të tyre pa kryer vetëkarantinimin e detyrueshëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?