Kronikë

Erdhën si turiste, dy kinezet bazë prostitucioni në Qerret! Vihen në pranga, merrnin pagesa deri në 200 euro (VIDEO)

5 Korrik, 12:28| Përditesimi: 5 Korrik, 12:34

  • Share

Policia goditi një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës. Dy vajza kineze, 41 dhe 41 vjeçe u arrestuan. Ato kishin ardhur në Shqipëri si turiste, por menjëherë kishin marrë një apartament me qira në Qerret për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Përmes komunikimeve në rrjetet sociale, ato siguronin klientë dhe ofronin shërbime seksuale nga 80-200 euro.

Policia u gjeti para të fshehura në çanta dhe në mesin e fletëve të një kalendari, shuma në euro dhe dollar. 2 telefona celularë që kinezet përdornin për komunikime me klientët u sekuestruan. Në gjendje të lirë po hetohen edhe 6 klientë shqiptarë.

“Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi intensiv dhe të mirëorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u dokumentua dhe u godit një rast i ushtrimit të prostitucionit.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetaseve kineze: C. Y., 42 vjeçe dhe Y. Sh., 41 vjeçe, të dyja të dyshuara për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës. Nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe, përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro.

Dy shtetaset kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë si turiste, ndërsa në realitet ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në euro dhe dollarë dhe 2 telefona celularë, të përdorur për komunikime me klientët”, njoftoi Policia e Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?