Sociale

'Erdhi' dimri, bora e parë në Pukë, Fushë-Arrëz, Librazhd dhe Shishtavec të Kukësit! Pamje nga zonat malore veshur me petkun e bardhë

15 Nëntor 2024, 15:07| Përditesimi: 15 Nëntor 2024, 16:04

  • Share

Veriu dhe verilindja e vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë rënien e menjehershme të temperaturave.

Me kameran e Report tv ju sjellim pamjet fantastike nga Shishtaveci i Kukësit, mbuluar me petkun e bardhë. Rruga është e kalueshme pa vështirësi, ndërsa banorët janë të përgatitur për borën e parë.

Në aksin Topojan- Shishtavec, mjetet borepastruese kanë hedhur kripë për të shmangur ngricat e mundshme gjatë mbrëmjes.

Reshjet e bores mbuluan të premten qytetin e Pukës dhe Fushe-Arrëzin duke u karakterizuar nga rënia e ndjeshme e temperaturave.

Në segmentin rrugor Fushë Arrëz -Iballe trashësia e borës arriti në 7 cm, ndërkohë rruga është e kalueshme.

I hapur është dhe aksi Boge - Theth në Shkodër ku reshjet e debores janë më intesive. Policia Rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimerore.

Dëbora e parë këtë fund vjeshte zbardhi Parkun Kombëtar të Shebenikut dhe fshatin Fushën Studen në Librazhd.

Ndërsa në zonat bregdetare të vendit, reshjet janë në formën e shiut me intesitet të dobët, pa shkaktuar problematika.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?