Recep Tayyip Erdoğan

Bota

Erdoğan thirrje qytetarëve turq: Bojkotoni produktet elektronike amerikane

14 Gusht 2018, 14:45| Përditesimi: 14 Gusht 2018, 14:54

  • Share

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, paralajmëroi bojkot të produkteve elektronike amerikane. Njoftimi i presidentit Erdoğan erdhi gjatë një fjalimi në një simpozium të organizuar nga Fondacioni për Hulumtime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në përvjetorin e 17-të të themelimit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Ne do të bojkotojmë produktet elektronike të Amerikës. Ata nuk përmbahen nga përdorimi i ekonomisë si një armë kundër nesh, ashtu siç u përpoqën edhe në fushat e diplomacisë, ushtrisë dhe për paqëndrueshmëri sociale dhe politike.

Erdogan, president i Turqisë

Presidenti turk tha se vendi i tij do t'i dyfishojë të ardhurat për kokë banori me arritjen e synimeve të caktuara për vitin 2023.

Kështu, çdo qytetar i ynë do të jetë dy herë më i pasur.

Erdoğan, president i Turqisë

Turqia dhe SHBA janë duke përjetuar marrëdhënie të tensionuara pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj ministrit të Brendshëm turk Süleyman Soylu dhe ministrit të Drejtësisë Abdulhamit Gül për moslirmin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

Presidenti amerikan Donald Trump të premten e shtoi sulmin e tij ndaj Turqisë duke i dyfishuar tarifat doganore ndaj importit të aluminit dhe çelikut turk në 20 dhe 50 për qind respektivisht./aa

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?