Bota

Erdogan dhe këngëtari britanik Cat Stevens bashkë për xhaminë ekologjike, protesta pro kurdëve sirianë

6 Dhjetor 2019, 15:35| Përditesimi: 6 Dhjetor 2019, 15:38

  • Share

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri një ‘goditje të madhe’ në Kembrixh, në Britaninë e Madhe, ku morri pjesë në përurimin e Xhamisë Qendrore të Kembrixhit, e cilësuar xhamia e parë ekologjike në botë.

I pranishëm gjithashtu në këtë ceremoni ishte miku dhe këngëtari i tij britanik, i kthyer tashmë në besimtar i fesë islame, Cat Stevens (Yusuf Islam)

Xhamia ekologjike me emetime zero është një projekt prej 23 milion £ i realizuar nga studiot e arkitektëve të ‘London Eye’.

Në kohën e festimeve, jashtë xhamisë u zhvilluan protesta në favor të kurdëve(pas ofensivës ushtarake të Turqisë në veri të Sirisë).

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?