Bota

Erdogan: Do të mbyllë baza strategjike për ushtrinë amerikane

17 Dhjetor 2019, 08:55| Përditesimi: 17 Dhjetor 2019, 09:08

  • Share

Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan ka kërcënuar se do të mbyllë dy baza ushtarake strategjike të përdorura nga Shtetet e Bashkuara në Turqi, nëse Uashingtoni vendos sanksione kundër Ankarasë për blerjen e një sistemi raketash ruse.

"Ne do t'i mbyllim Incirlikun dhe gjithashtu Kurecikun," i tha Presidenti turk duke iu referuar dy bazave ushtarake të përdorura nga Shtetet e Bashkuara. "Po të zbatohet kundër nesh kërcënimi i sanksioneve, ne do t'u përgjigjemi atyre në kuadrin e reciprocitetit."

Ligjvënësit amerikanë kanë bërë presion ndaj presidentit amerikan Donald Trump që të vendosë sanksione ndaj Turqisë për blerjen dhe vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë, për të cilin Uashingtoni thotë se është i papajtueshëm me NATO-n dhe kërcënon avionët luftarakë F-35.

Marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s gjithashtu janë tendosur në lidhje me ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë kundër forcave kurde, që janë partnerë me SHBA kundër ISIS-it si dhe pasi Senati dhe Dhoma në Kongresin amerikan votuan pro njohjes së vrasjes së armenëve në vitin 1915 si gjenocid.

 

Komento

Komente

  • O tej: 17/12/2019 17:38

    Erdogan je burre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?