Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, teksa mori fjalën në Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Tiranë, tha se duhet që të jenë të gjithë bashkë për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se nëse bëhen të gjithë bashkë do të jenë më të fortë, duke u konsultuar edhe me partnerë që nuk janë pjesë e BE.
Erdogan kërkoi edhe rishikimin e praktikave të vizave si Shengen që kufizojnë lëvizjen.
“Doja të falënderoja kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim të dashur Edi Rama dhe atë që kanë kontribuuar në organizimin e këtij samiti. Diskutojmë një vizion të ri që do të ripërcaktojë kontinentin tonë, sot më shumë se kurrë është e rëndësishme të veprojmë të bashkuar me bazën e bashkëpunimit dhe të orientuar nga fryma e veprimit të përbashkët. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare është e nevojshme të krijohet arkitekturë e drejtë dhe globale e qeverisjes. Ky transformim duhet të nisë së pari në shtëpinë tonë, kontinentin evropian. Ka një potencial për bashkëpunim në shumë fusha si industria e mbrojtjes, energjia, tregjet dixhitale e lëndët minerale kritike, shumë fusha ku mund të bashkëpunojmë. Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë evropiane, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë të dobishme.
Ne besojmë se këto përpjekje duhet të përfshijnë edhe aleatë që nuk janë të BE që të mos ndikojnë apo të grryejë rolin thelbësor të NATO-s, do të ishte në interes më të mirë të sigurisë evropiane. Shumë luftëra e konflikte në Evropë na kanë treguar se për çështje jetike si mbrojtja e siguria, nëse përçahemi bëhemi më të dobët. Nëse bëhemi bashkë, bëhemi më të fortë. Miq të shquar ndërkohë që marrim në konsideratë të ardhmen tonë të përbashkët, duhet të konsultohemi për hapat që garantojnë sigurinë tonë ekonomike. Turqia ka një madhësi ekonomike prej 1.3 trilion dollarësh. Përditësimi i bashkimit doganor me atë evropian kontribuon për sigurinë e zinxhirëve të furnizimit. Ky hap do të shtrojë rrugën për mundësi të përbashkëta prodhimi dhe investimesh. Praktikat e vizave si Shengen që kufizojnë lëvizshmërisë e njerëzve dhe mallrave, duhet të rishikohen. Me investimet tona viteve të fundit, dhe marrëveshjet në fushën e gazit, po i afrohemi objektivit për ta shndërruar vendin në një qendër të rëndësishme energjitike për gjeografinë e rajonit. Turqia luan rol të rëndësishëm në Evropë në proceset e transferimit të energjisë.”, tha Erdogan.
Lajmi kryesor:
Samiti/ Tirana kryeqendra e Europës! Liderët në ‘bllok’ mesazh Putin: Ndal luftën, koha për paqe! Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’
Xh.D/ReportTv.al
