Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Turqisë

Bota

Presidenti Erdogan: Fundi i Perëndimit do të vijë, u ngrit mbi masakra, gjenocid dhe shfrytëzim

6 Dhjetor 2024, 20:37| Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 21:55

  • Share

Përveç Rusisë që flet për “Perëndimin Kolektiv” dhe rënien e tij, tashmë ka nisur të flasë edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Shtatë Fetar në Ankara, sipas mediave të huaja Erdogan është shprehur se progresi i Perëndimit është ndërtuar mbi gjak dhe masakra.

Ai ka shtuar se dita do të vijë për fundin e këtij qytetërimi që përfaqëson një parantezë të progresit që përjashton njerëzoren dhe të shenjtën.

"Progresi i Perëndimit, i ndërtuar mbi gjak, lotë, masakra, genocid dhe shfrytëzim dhe e theksoj ka arritur përkohësisht të dominojë qytetërimin hyjnor të Lindjes që ka në bazë njeriun. Do të vijë një ditë, herët a vonë, kur do të mbyllet periudha e përparimit që përjashton të shenjtën dhe njerëzoren, dhe ndërsa qytetërimi perëndimor shembet me një zhurmë të madhe, dhe qytetërimi ynë i dashurisë hyjnore dhe njerëzore, me thelbi dhe shpirti ynë, do të lulëzojnë dhe do të ngrihen edhe më fort, me lejen e Zotit', tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?