Bota

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon, pamjet nga samiti në Tiranë bëhen virale (VIDEO)

18 Maj, 18:07| Përditesimi: 18 Maj, 18:13

  • Share

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u filmua teksa gjatë shtrëngimit të duarve i kapi gishtin presidentit francez Emmanuel Macron.

Një foto cila ka marrë vëmendjen e mediave turke, u bë virale. Pas këtij momenti, të dy liderët qeshën.

Sipas informacioneve të publikuara nga disa media të huaja, Macron kishte tentuar të tregonte dominim gjatë shtrëngimit të duarve, duke vendosur dorën mbi atë të Erdoganit, një gjest klasik që zakonisht simbolizon kontrollin.

Por presidenti turk nuk e lejoi këtë. Analistët e gjuhës së trupit e cilësojnë këtë si një “përmbysje”.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?