Në një udhëtim të pa paralajmëruar për në Stamboll, kryeministri i Libise Fayez al-Serraj u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në tryezë, mbi të gjitha, marrëveshja për dërgimin e trupave turke në Libi për të ndihmuar qeverinë e Tripolit kundër përparimit të milicëve të besnikë të Marshallit Khalifa Haftar.
Dy javë më parë, Al-Serraj dhe Erdogan nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi.
E para ka të bëjë për kufijtë e rinj detarë,zgjerimin e zonave përkatëse ekonomike ekskluzive, shfrytëzimin e rezervave të naftës dhe gazit në Mesdheun lindor, veprim ky që kundërshtohet ashpër nga Greqia, Qiprua dhe Egjipt dhe e dyta ka të bëjë me bashkëpunimin ushtarak.
Ajo siguron asistencë teknike ushtarake por mbi të gjitha mundësinë që Turqia të dërgojë trupa, nëse kërkohet nga qeveria e Tripolit.
“Marrëveshja mes Erdogan dhe Fayez al-Serraj u dërgua me urgjencë për aprovim në Parlamentin turk”, - konfirmoi Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.
Nga ana tjetër, Rusia ka dërguar 1400 trupa ushtarake dhe civile për të mbështetur forcat e Haftarit.