Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenti turk Erdogan

Bota

Erdogan mbërrin në Ukrainë, pas takimit me Zelenskyn pritet samiti me kreun e OKB-së për luftën

18 Gusht 2022, 13:58| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 14:01

  • Share

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti sot në Ukrainë në kuadër të një vizite zyrtare. Ai do të zhvillojë një takim dypalësh me Zelenskyn në Pallatin Potocki dhe do të diskutojë të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Ukrainë në nivelin e partneritetit strategjik.

Përpara takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Erdogan do të vendosë një kurorë lulesh në varrezat historike të Lychakiv. Bisedimet dypalëshe do të pasohen nga një samit trepalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Sipas presidencës turke, Erdogan, Zelensky dhe Guterres do të diskutojnë hapat që mund të ndërmerren për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi përmes diplomacisë dhe ruajtjen e mekanizmit të krijuar për eksportin e grurit ukrainas në tregjet botërore.

Më 22 korrik, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rihapur tre porte ukrainase të Detit të Zi për eksportimin e grurit ukrainas të bllokuar për shkak të luftës në Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt shkurt.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, një tjetër anije e ngarkuar me drithëra niset nga portet ukrainase, shkon në 25 numri i tyre


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?