'Turqia është një investitor i rëndësishëm në Serbi', kështu ka deklaruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa ka pritur sot presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u prit sot me nderimet më të larta shtetërore para Pallatit të Serbisë nga presidenti serb nga kryeministri Millosh Vuçeviq, si dhe ministra në Qeverinë e Serbisë, ndërsa do të zhvillojë një vizitë dyditore në Serbi.
Sipas mediave serbe, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në ceremoninë e mirëseardhjes së presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, theksoi se gjatë takimit do të diskutohet për projekte dhe investime të reja, projekte infrastrukturore, shkëmbimi energjetik dhe tregtar.
Vuçiç tha se kjo është vizita e njërit prej shtetarëve më me ndikim të botës moderne, se është gjithmonë një nder i madh për Serbinë, veçanërisht në një kohë kur skena globale është e shënuar me sfida, politike dhe ekonomike, gjë që thekson më tej rëndësinë e saj.
“Në planin politik, kjo vizitë i jep vrull forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, duke kontribuar kështu në stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, një rajon që shpesh gjatë historisë ka qenë i rënduar nga konflikte dhe tensione, i etur për paqe dhe prosperitet të vërtetë”, tha ai.
Presidenti serb, ka thënë se kthimi i presidentit turk në Serbi është një tjetër mundësi për t’i forcuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin.
“Besoj se gjatë qëndrimit në Beograd, në do të punojmë për të përmirësuar lidhjet ekonomike, kulturore dhe politike mes shteteve tona”, ka thënë ai.