Zëri i Amerikës ka shkruar për vizitën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në vendin tonë dhe të gjithë axhendën e tij, nga përurimi i 522 apartamenteve në Laç, tek takimi me Ramën në kryeministri dhe nënshkrimi i marrëveshjeve. Në shkrimin e Zërit të Amerikës vihet re theksi që ka vënë tek fakti se presidenti turk Erdogan nuk kishte në axhendë një takim me presidentin Ilir Meta.
I pyetur nga Zëri Amerikës për koincidencën e vizitës së presidentit turk, në datën e vdekjes së Skënderbeut dhe nëse një koincidencë e tillë përbënte ose jo problem, zëdhënësi i Qeverisë Endri Fuga e cilësoi pyetjen “në rastin më të mirë -të pakujdesshme- dhe në rastin më të keq -provokuese-, sepse nuk ka asnjë lidhje mes Republikës së Turqisë dhe rrethimeve të Krujës apo mes qëndresës së Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut dhe Turqisë së sotme, e cila është anëtare e NATO-s, vend partner strategjik i Shqipërisë dhe mik i mirë në ditë të vështira, siç e tregoi edhe mbështetja e paçmuar për rimëkëmbjen pas tragjedisë së tërmetit. Prandaj problem në këtë rast nuk përbën vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë, po lidhje të tilla krejt pa lidhje, të cilat padashje nxisin urrejtje mes popujve”, - u shpreh Fuga.
Lajmi kryesor:
Erdogan lë Shqipërinë, u prit me përqafime nga Rama, pret shiritin e inaugurimit të lagjes së re me 522 banesa në Laç! Një shesh merr emrin e tij! Presidenti turk: I qëndruam vëllait pranë kur kishte nevojë
SI.E./ReportTv.al