Recep Tayyip Erdoğan

Erdogan nuk tërhiqet nga kërcënimet për Greqinë, BE: Pasoja edhe për Evropën

15 Gusht 2020, 20:08| Përditesimi: 15 Gusht 2020, 20:12

  • Share

Teksa është në një marrëdhënie kritike me Greqinë, për kërkimin e naftës dhe gazit në Detin Mesdhe, presidenti Tayip Erdogan ka deklaruar se Turqia nuk do të tërhiqet nga territori që pretendon në ujërat e Mesdheut.

Pas një takimi të kërkuar nga Athina, Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian thanë se veprimet e Ankarasë ishin antagoniste dhe të rrezikshme.

Tensionet midis anëtarëve të NATO-s Greqisë dhe Turqisë janë rritur gjatë javës së kaluar pasi Turqia dërgoi anijen "Oruc Reis", të shoqëruar nga anijet luftarake, për të hartuar shpimet e mundshme të naftës dhe gazit në territorin mbi të cilin të dy vendet pretendojnë juridiksion.

“Asnjëherë nuk do të përkulemi para banditizmit në raftin tonë kontinental. Ne nuk do të tërhiqemi kundër gjuhës së sanksioneve dhe kërcënimeve, "tha Erdogan në qytetin verilindor të Rize.

"Anija "Oruc Reis",  e cila ndodhet midis Qipros dhe ishullit Grek të Kretës, do të vazhdojë punën deri më 23 gusht", tha Erdogan.

Ministrat e jashtëm të BE pas takimit përmes konferencës virtuale, thanë se lëvizjet detare të Turqisë do të rrezikonin shtimin e incidenteve të rrezikshme.

Ata thanë se një përkeqësim i marrëdhënieve me Turqinë do të kishte pasoja shumë të gjera strategjike për të gjithë Bashkimin Evropian, përtej Mesdheut Lindor, shkruan "Reuters".

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë kanë qenë prej kohësh të mbushura me tension. Në vitin 1996 ata pothuajse shkuan në luftë për pronësinë e ishujve të pabanuar në Detin Egje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?