Erdogan sërish sëmurë? Presidenti turk kërkon konsulencë nga mjeku izraelit

21 Janar 2022, 23:54| Përditesimi: 21 Janar 2022, 23:55

  • Share

TURQI- Gjendja shëndetësore e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan po diskutohet sërish. Rishtazi, Erdogan është përfolur se ka marrë ndihmë mjekësore nga një mjek izraelit i njohur si Itzhak Shapira, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore Sourasky në Tel Aviv. Shapira njihet për këshillimin mjekësor ndaj lidërëve botëror. Sidoqoftë, lajmet mbi gjendjen shëndëstësore të Presidentit turk mbeten ende spekulime. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare që vërteton faktin se Erdogan vuan nga problemet me zemrën, siç pretendohet.

Këto thashetheme bazohen në pamjet vizive të Presidentit ku duket se ka vështirësi edhe të ecë. Megjithatë, Presidenca dhe vet Erdogan kanë mohuar sërish informacionet e dala nga mediat mbi gjendjen e rëndë shëndetësore të liderit turk si dhe janë munduar të bindin se ky i fundit është i shëndetshëm.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?