Erdogan në Tiranë, anulohet seanca në Kuvend! PD paralajmëroi kaos: Vendim personal i Spiropalit, antikushtetues! Reagon kryetarja: Reflekto mbi degradimin etik

10 Tetor, 07:52| Përditesimi: 10 Tetor, 17:57

  • Share

TIRANË- Kuvendi nuk do të zhvillojë seancën plenare që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, ndërsa në Tiranë mbërriti presidenti turk Erdogan. Ky i fundit do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë, që ndodhet pranë Kuvendit.

Grupi Parlamentar i PD që kishte paralajmëruar për kaos në këtë seancës ka reaguar pas njoftimit për anulim, duke thënë se kryetarja nuk është konsultuar. Në reagim thuhet se ky është një vendim personal i Elisa Spiropalit, të cilën PD e cilëson antikushtetues.

"Anulimi i seancës me vendim personal të Elisa Spiropalit është antikushtetues dhe bie ndesh me çdo parim demokratik të funksionimit të Parlamentit. Kuvendi nuk është qelia personale në burg e Pëllumb Gjokës, që për shkak të lidhjeve me pushtetin, ai e hap e mbyll sa herë dëshiron. Kuvendi është tempulli i përfaqësimit të qytetarëve, që nuk mund të trajtohet kurrë si qelia e Pëllumb Gjokës", thuhet në reagimin e PD. 

Një pjesë e ministrave dhe deputetëve socialistë do të jenë të pranishëm në pritjen e Erdogan në Kryeministri, ku do të nënshkruhen edhe 3 marrëveshjeve mes delegacioneve të dy vendeve.

"Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anuluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit", thuhet në njoftimin e Kuvendit. 

Seanca e radhës plenare është caktuar më datë 17 tetor.

Njoftimi i Kuvendit për anulimin e seancës plenare

Ora 09:45
Erdogan sot në Tiranë, anulohet seanca në Kuvend! Spiropali i përgjigjet Bardhit: Reflekto mbi degradimet e tua etike

 Kuvendi nuk do të zhvillojë seancën plenare që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, ndërsa në Tiranë do të mbërrijë presidenti turk Erdogan.  Ky i fundit do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë, që ndodhet pranë Kuvendit, por të paktën zyrtarisht Kuvendi nuk thotë se arsyeja e anulimit të seancës plenare është vizita e Erdogan.

Kryetarja e Kuvendit ka reaguar lidhur me akuzat e PD-sw se ky ishte venndim personal i saj.

Kryetarja e Kuvendit, shpreh keqardhje të sinqertë për komunikatën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e cila është vazhdë e sulmeve jonjerëzore, përveçse antidemokratike me këmbë karrigesh mbi të, gjatë kryerjes së detyrës. 

Kryetarja e Kuvendit e fton Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike dhe posaçërisht autorin e goditjes me këmbë karrigeje, si edhe të kësaj komunikate goditëse me gjuhën e shpifjes, të reflektojnë mbi degradimin etik që po karakterizon veprimtarinë e tyre. 

Kryetarja e Kuvendit e siguron Kuvendin dhe zgjedhësit se këto shfaqje degraduese të pakicës së të zgjedhurve, as nuk e intimidojnë dhe as nuk e pengojnë dot të kryejë me përkushtim, drejtësi dhe besnikëri të palëkundur ndaj rregullave të Kuvendit, rolin e saj institucional.

Ora 08:48
Grupi i PD reagon pas anulimit të seancës plenare: Kuvendi nuk është si qelia e Pëllumb Gjokës, që e hap dhe mbyll sa herë dëshiron 

1728474690_gazmentbardhi.jpg

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pasi Kuvendi njoftoi se seanca e planifikuar për ditën e sotme nuk do të zhvillohet, ndërsa sot në Tiranë do jetë edhe presidenti turk Erdogan. PD thotë se ky vendim nuk është i konsultuar, ndërsa me ironi shkruajnë se Kuvendi nuk është si qelia e Pëllumb Gjokës, që e ai e hap dhe e mbyll sa herë dëshiron, sipas tyre për shkak të lidhjeve me pushtetin.

"Kuvendi i Shqipërisë është institucion kushtetues, që funksionon sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Seanca plenare dhe plani i punës së Kuvendit miratohen nga Konferenca e Kyetarëve me mirëkuptim apo nga seanca plenare, që ka përcaktuar me vendim se dita e enjte, datë 10 Tetor 2024, është ditë për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare. Kryetarja e Kuvendit ka vetëm detyrimin për të caktuar çështjet qe trajtohen, pra Rendin e Ditës. 

Anullimi i seancës me vendim personal të Elisa Spiropalit është antikushtetues dhe bie ndesh me çdo parim demokratik të funksionimit të Parlamentit. Kuvendi nuk është qelia personale në burg e Pëllumb Gjokës, që për shkak të lidhjeve me pushtetin, ai e hap e mbyll sa herë dëshiron. Kuvendi është tempulli i përfaqësimit të qytetarëve, që nuk mund të trajtohet kurrë si qelia e Pëllumb Gjokës. 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, që hap e mbyll punimet e Kuvendit, pa asnjë konsultim, pa ndjekur asnjë rregull, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, dhe duke e shndërruar zyrtarisht Parlamentin e Shqipërisë në qelinë personale në burg ku strehohet Pëllumb Gjoka apo të ngjashmit e tij", thuhet në reagimin e PD. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lek Dukagjini: 10/10/2024 14:05

    Ku jan ato kokcepat e Mamurrsit dhe Kamzes qe bejne si laskara do ti tredhim keq po dolen dhe nje here ne protest

    Përgjigju
  • gerr gerr: 10/10/2024 11:08

    Bardha moj cte te them, ti je i perjashtuar nga seanca, apo te doli rremuja huq

    Përgjigju
  • Mario: 10/10/2024 10:58

    ky edhe endrra duhet te shohi me kembe karrikesh tere balte te derguara me signal

    Përgjigju
  • Noka Nul: 10/10/2024 09:20

    O Gazmenda! Pse e kruan bithen mo? Lërja drejtësisë që ju nuk e doni të boj punën e saja mo bq, pederast.

    Përgjigju
    • zebra: 10/10/2024 11:40

      po ku marin vesh te pabindurit mblidhet apo nuk mblidhet kuvendi mendjen vec per qoka e kane perse tjeter e duan qeverine teknike vec per qoka prandaj si qas me as erdogani

    • Partia: 10/10/2024 11:15

      Ca thua mer idiot, nuk mblidhet kuvendi se vjen nje president. Po kështu ska me pavaresi vendi, jemi perseri te pushtuar. O analfabet lëpirës.

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?