Qeveria shqiptare do të bashkëpunojë me Turqinë për të krijuar një skemë për sigurimin e sektorit të bujqësisë. Deklarata e bashkëpunimit për këtë çështje u firmos nga Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj dhe homologu i saj turk Ibrahim Yumakli.
Përmes kësaj deklarate të nënshkruar synohet që modeli i sigurimeve të bujqësisë që përdoret në Turqi të mund të jetë funksional edhe në vendin tonë. Modeli turk i sigurimit të të mbjellave përfshin subvencione nga shteti.
50% e primit të sigurimit për të mbjellat që dëmtohen nga kushtet klimatike subvencionohet nga qeveria turke, pjesa tjetër nga fermeri, e njëjta skemë është edhe për sigurimin e serave. Po ashtu skema turke parashikon që 2/3 e primit të sigurimit për frutat që dëmtohen në rast ngricash mbulohet nga shteti.
Në rast se një model i tillë sigurimesh do të aplikohej edhe në vendin tonë, mbështetja që do të merrnin fermerët do të ishte e konsiderueshme, pasi aktualisht sigurimi në sektorin bujqësor shqiptar është thuajse jo-ekzistent, duke bërë që në raste stuhish apo përmbytjesh fermerët të humbasin të gjithë mundin e tyre. Po ashtu mungesa e një skeme sigurimi për bujqësinë, ju ka vështirësuar edhe aksesin në financë fermerëve.
Protokolli tjetër i nënshkruar ishte mes ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu me presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë Erol Ozvar.
Protokoll synon hapjen e një dege, për program studimi nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.
Bashkëpunimi me palën turke do të shtrihet edhe në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin, ku u firmos Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë.
Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: znj. Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Për palën turke: z. Ibrahim YUMAKLI, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë
2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.
Për palën shqiptare: znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit
Për palën turke: z. Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.
3. Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.
Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: z. Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;
Për palën turke: z. Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë
Lajmi kryesor:
Vizita e Erdogan në Shqipëri/ Me Ramën zotohen të thellojnë bashkëpunimin! Dega e Universitetit teknik të Stambollit hapet në Tiranë! Pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë niset drejt Beogradit
SI.E.//ReportTv.al