Erdogan sulmon Mitsotakis: 'Do të njihni çmendurinë e turqve'

10 Shkurt 2021, 15:24| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 15:28

  • Share

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë ende nuk kanë gjetur rrugën e normalizimit. Ditën e sotme presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka “fajësuar “ kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, nëse bisedimet për përcaktimin e kufijve detarë mes palëve ngecin. 

 “ Unë deklarova që mund të takohem me Mitsotakis. Nëse kërkoni paqe, atëherë mos na sfidoni. Ne thamë që duhet të fillojnë kontaktet e para, dhe ato filluan javën e kaluar në Stamboll, dhe tani Mitsotakis është përsëri provokues. Ju uleni në tavolinë dhe pastaj ngriheni e largoheni. Duhet të mësoni të njihni kufijtë tuaj. Është e qartë se çfarë po bëni me ishujt. Nuk do të përfitoni nga ata që ju besoni. Çfarëdo ndihme që të keni, duhet ta dini se Turqia është në këmbë dhe do të bëjë gjënë e duhur. Do të mësoni mirë për çmendurinë e turqve” tha Erdogan.

Deklararat e tij presidenti turk i dha gjatë një konferencë me partinë e tij, në të cilën ai i kushtoui një rëndësi të madhe zgjidhjes se situatës së qipriotëve turq. Në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, qeveria turke ka kërkuar nga Greqia që të çmilitarizimin e 16 ishujt grekë. 

Palët për herë të parë pas disa viteve u ulen në bisedime me 25 janar, megjithatë pas asaj dite ka pasur incidente të vogla mes palëve.  

Komento

Komente

  • : 10/02/2021 20:38

    Biri grekut q...robt eshte bastard i ballkanit dhe i europes fuck

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?