Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, synon që të shpallë datën e zgjedhjeve të përgjegjshme më 14 maj. Këto zgjedhje konsiderohen më të rëndësishmet në gjenerata, por ishin vendosur për t’u zhvilluar në një datë tjetër.Paraprakisht, zgjedhjet e përgjithshme në Turqi ishin paraparë që të mbaheshin më 18 qershor. Aleatët e Erdoganit për javë të tëra kanë lënë të kuptohet se presidenti mund të shpallë një datë më të hershme për zgjedhjet për shkak të festave fetare dhe testeve shkollore.Sipas mediave të huaja, presidenti turk ka pasur një stil autoritar dhe islamik të udhëheqjës dhe nuk dihet nëse mund të shkohet në një drejtim më laik të shtetit .
Erdogan e ka larguar Turqinë nga tradita më laike e vendosur një shekull më parë nga themeluesi i shtetit, Mustafa Kemal Ataturk. Ndërsa, mbështetësit e tij kanë thënë se ai u ka dhënë zë grupeve të margjinalizuara dhe ka krijuar një klasë të mesme.
Por, kundërshtarët e tij kanë thënë se në dekadën e dytë në pushtet të Erdoganit, ai ka shfaqur edhe një qëndrim më autoritar. Sipas mediave të huaja, zgjedhjet e reja në Turqi do të mbahen teksa shumica e mediave janë nën ndikimin e Qeverisë dhe mijëra aktivistë dhe politikanë të cilët janë kundër regjimit të tij, tashmë janë në burg.
Shumica e analistëve kanë thënë se është e vështirë të dihet se kush do të fitojë zgjedhjet. Opozita laike në Turqi hyn në fushatën zgjedhore e ndarë për të gjitha çështjet, që nga politikat e deri te strategjia. Po ashtu, opozita nuk është pajuar që të vendosë një kandidatë të vetëm për të sfiduar Erdoganin.
Të mërkurën, gjatë fjalimit para partisë së tij, ai kujtoi 14 majin e vitit 1950, kur shteti kishte mbajtur zgjedhjet e para të lira. Ato zgjedhje ishin fituar nga Adnan Menderes. Erdogan do të marrë pjesë në këto zgjedhje teksa mbështetja për të ka rënë pas krizës ekonomike e cila bëri që inflacioni të arrinte në 85 për qind vitin e kaluar.