Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin

Erdogan takimin me Putin në korrik, në fokus lufta në Ukrainën dhe dërgesat e grurit në Detin e Zi

24 Qershor, 22:10| Përditesimi: 24 Qershor, 22:19

  • Share

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ka konfirmuar se presidenti Recep Tayyip Erdogan pret të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në punimet e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) muajin e  ardhshëm në kryeqytetin e Kazakistanit.

“Në ditët në vijim, zoti president do të takohet me zotin Putin në Kazakistan”, tha Fidan.

Sipas mediave të huaja, Ministri i Jashtëm turk tregojë gjithashtu se Erdogan e ka ftuar Putinin për një vizitë shtetërore në Ankara.

 “Ne presim që zoti Putin të na vizitojë. Presidenti ynë e ka ftuar më parë. U fol për ardhjen e tij tek ne. Ndoshta në ditët në vijim, liderët do ta diskutojnë sërish këtë çështje”, tha ai.

Erdogan dhe Putin pritet që të diskutojnë çështje të tilla si konflikti i Moskës me Ukrainën dhe përpjekjet për të mbrojtur dërgesat e grurit përmes Detit të Zi.

Samiti i SCO-së është planifikuar të mbahet më 3-4 korrik në Astana në Kazakistan.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?