Erdogan telefonon Putin për të uruar për zgjedhjet

18 Mars, 21:57| Përditesimi: 18 Mars, 22:41

  • Share

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka uruar presidentin rus Vladimir Putin për fitoren e tij në zgjedhje gjatë një telefonate të nisur nga Turqia, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit. 

“Udhëheqësi turk e uroi ngrohtësisht Vladimir Putinin për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet e Presidentit të Federatës Ruse dhe i uroi atij suksese të reja në shërbimin publik për të mirën e popullit rus”, thuhet në deklaratë. 

"Të dy palët shprehën vendosmërinë e tyre për të vazhduar bashkëveprimin e ngushtë në interes të zhvillimit të marrëdhënieve të gjera ruso-turke. Ata diskutuan forcimin e stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë çështjet rajonale të Detit të Zi." 

Nga ana e tij, Putin ka uruar Erdoganin dhe të gjithë myslimanët turq për muajin e shenjtë të Ramazanit. Dy liderët ranë dakord për vazhdimin e dialogut në forma të ndryshme.

Edhe Kina, India dhe Irani kanë uruar Putin për rizgjedhjen e tij.

Presidenti rus, Vladimir Putin, fitoi mandatin e pestë në pushtet, në një proces zgjedhor tejet të kontrolluar.

Putin ka marrë 87.32% të votave ndërsa në zgjedhje sipas Kremlinit kanë marrë pjesë mbi 70% e popullsisë. Putin me këtë mandat do të arrijë Stalinin në pushtet në krye të Kremlinit.

Ky i fundit ishte në krye të Bashkimit Sovjetik për 31 vite, prej 1922-shit deri në momentin kur ndërroi jetë në vitin 1953. Ndërsa Putin u zgjodh fillimisht kryeministër në vitin 1999 deri në vitin 2000. Më pas nga viti 2000 shërbeu si president deri në vitin 2008, vit të cilin mori sërish postin si kryeministër deri në 2012-ën.

Nga 2012 udhëheq sërish si president i Rusisë dhe në vitin 2030 do të shkojë në vitin e tij të 31-të të pushtetit në krye të Kremlinit. Me mbarimin e mandatit të pestë ai do të barazohet me ish-diktatorin Josif Visarionoviç Stalin.


Lajmi kryesor:

Putin pas zgjedhjeve paralajmëron Perëndimin se një konflikt Rusi-NATO është vetëm një hap nga Lufta e Tretë Botërore


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?