Presidenti i Turqisë, Erdogan

Bota

Erdogan tërhiqet nga vendimi për shpalljen non grata të ambasadorëve

26 Tetor, 08:49| Përditesimi: 26 Tetor, 08:51

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e tërhoqi deklaratën për shpalljen non grata të ambasadorëve perëndimorë.Erdogan tha në Ankara, se „ambasadorët janë tërhequr nga qendrimet e tyre" dhe „në të ardhmen do të jenë më të kujdesshëm". Para kësaj deklarate të Erdoganit, ambasadorët e prekur patën postuar në Twitter një deklaratë, sipas së cilës ata i përmbahen Konventës së Vjenës për të mos ndëryhrë në punët e brendshme të vendit ku kryejnë shërbimin.

"Qëllimi ynë nuk ishte të shkaktonim një krizë".

Përfaqësia e SHBA-së në Turqi të hënën pasdite (25.10) publikoi në Twitter një deklaratë për respektimin e Konventës së Vjenës. "Synimi ynë nuk ishte të shkaktonim një krizë", u shpreh më tej Erdogan. Ne kishim për qëllim të mbronim të drejtat e sovranitetit të Turqisë.

Kreu i shtetit Erdogan në fundjavë shkaktoi një skandal kur deklaroi, se dhjetë ambasadorë perëndimorë do t'i shpallë persona të padëshiruar – nga protestat kundër deklaratës së tyre të solidaritetit me sipërmarrësin dhe mbështetësin e kulturës Osman Kavala, që mbahet në burg. Me shpalljen e person non grata zakonisht pason dëbimi i personave nga vendi. Të prekur nga ky qendrim ishin ndër të tjerë ambasadori gjerman Jürgen Schulz dhe kolegët e tij nga Franca, SHBA-ja dhe shtatë vende të tjera.

64-vjeçari Kavala ndodhet në arrest hetimor në Stamboll që nga viti 2017, ndonëse Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka udhëzuar më 2019 lirimin  eitj. Kavala menaxhon një nga shtëpitë botuese më të mëdha në Turqi dhe angazhohet me organizatën e tij Anadolu Kültür për dialogun me grupet etnike si dhe në konfliktin me kurdët apo me Armeninë. Ai është gjithashtu themeluesi i degës turke të fondacionit Shoqëria e Hapur të filantropit nga SHBA George Soros, i cili është në shënjestër prej shumë populistëve./ DW

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron: 26/10/2021 10:22

    U terhoqen ambasadoret o zoteri qe sdo fusin me hundet. Jo erdogani. Ai i tha haptazi po vazhduat ju debova.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?