Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia është e gatshme të zhvillojë bisedime me talebanët nëse është e nevojshme.
“Nëse trokitet në derën tonë, ne do ta hapim atë për dialog”, u tha presidenti Erdogan gazetarëve, raporton Anadolu Agency.
Erdogan kritikoi botën perëndimore dhe vendet islame për mungesën e interesit dhe kujdesit të tyre për Afganistanin gjatë dy dekadave të fundit.
Ai pohoi se Turqia ka bërë përpjekjet e nevojshme për zhvillimin e Afganistanit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
Lidhur me valën e migrimit nga Afganistani pas marrjes nën kontroll të talebanëve, Erdogan tha se Turqia po strehon rreth 300 mijë emigrantë afganë pa dokumente.
Lajmi kryesor:
Rifillojnë fluturimet në Kabul, Biden: Kemi marrëveshje me talebanët, amerikanët do lejohen të kalojnë! OKB: Po gjurmohen bashkëpunëtorët e NATO, do ketë ekzekutime masive
M.Q./ReportTv.al