Bota

Erdogan: Vazhdojmë luftën ndaj terrorizmit, Afrini nën kontrollin turk

26 Mars 2018, 07:47| Përditesimi: 26 Mars 2018, 07:49

  • Share

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot se që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" në rajonin veriperëndimor sirian të Afrinit në total janë neutralizuar 3.747 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan iu drejtua të pranishmëve në kongresin e rregullt të partisë turke në pushtet për Zhvillim dhe Drejtësi (Partia AK) në Giresun duke njoftuar se forcat e armatosura turke kanë vendosur kontroll në të gjithë rajonin e Afrinit. 

Operacioni në Afrin nisi më 20 janar në përputhje me të drejtat turke të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara. Turqia gjithashtu i referohet nenit 51 të marrëveshjes së OKB-së, përkatësisht "të drejtës për vetëmbrojtje". Operacioni zhvillohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Erdogan njoftoi vazhdimin e luftës vendimtare kundër terrorizmit. Ai theksoi se forcat turke kanë mbështetje të madhe në operacione nga Ushtria e Lirë Siriane, ku 614 luftëtarë të së cilës u vranë në operacionin e vitit të kaluar "Mburoja e Eufratit" dhe të paktën 302 luftëtarë u vranë në operacionin "Dega e Ullirit" në Afrin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?