Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se vëllezërit tregohen kur i qëndrojnë pranë njëri tjetrit në rast nevoje. Ai tha se Spitali i Fierit forcoi edhe më shumë këtë miqësi dhe me ndërtesat e rindërtuara në Laç do të shkojnë edhe më tej.
“Po theksoj një gjë, është parim besim, ku shenja e vëllazërisë nuk është ti të vish kur të thërrasin por të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ai ka nevojë Dhe nga sot e në vijim në do u qëndrojmë pranë. Shpresojë që kjo miqësi me baza kaq të forta do të vijojë deri në pafundësi. Gjatë pandemisë të gjithë shtetet e fuqishme u kyçën duke mbyllur sytë e tyre, por ne bëmë të kundërtën, dolëm edhe jashtë kufijve për t’u qëndruar pranë vëllezërve me çdo mundësi që kishim ne. Edhe në ndërtimin e Spitalit në Fier, ne e quajtëm “lidhja e miqësisë” dhe me këtë ceremoni po e kurorëzojmë edhe më tutje. I madhi Zot të mos na sjellë më sprova kaq të mëdha. Ata që humbën jetën nuk i kthejmë dot mbrapsht, por ajo qa na takon është të marrim masa për të mbrojtur ata që jetojnë mes nesh. Me banesat e rindërtuara sigurojmë 522 familje shqiptare”, tha Erdogan.
Një falënderim special Erdogan e pati edhe për mikun e tij Edi Rama.
“Përgëzoj të gjithë ta që kontribuuan në finalizimin e këtij projekti. Një përshëndetje special do kisha edhe për mikun tim për Ramën që ka qenë në gatishmëri gjatë gjithë këtij procesi me suportin e tij”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Erdogan lë Shqipërinë, u prit me përqafime nga Rama, pret shiritin e inaugurimit të lagjes së re me 522 banesa në Laç! Një shesh merr emrin e tij! Presidenti turk: I qëndruam vëllait pranë kur kishte nevojë
//ReportTv.al