Erdogan zbulon kartat dhe i jep mbështetje të plotë Azerbajxhanit! Armenët protestojnë në Washington

3 Tetor 2020, 11:49| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 11:50

  • Share

Një grup armenësh kanë protestuar para ambasadës turke në Washington kundër përfshirjes ushtarake të Ankarasë zyrtare së bashku me Azerbajxhanin në luftën e Nogorno Karabakh-ut.

Pak ditë më parë Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo dhe presidenti francez Macron u shprehën të indin juar për praninë e xhihadistëve sirianë në konfliktin e veriut të Europës

Ankaraja thuhet se ka përdorur në luftime bombardues F16 dhe dronë luftarakë të prodhuar në Turqi

Sidoqoftë, akuzat dhe dënimet e bashkësisë ndërkombëtare nuk duket se e kanë frikësuar presidentin Erdogan, i cili përkundrazi e ka bërë edhe më të qartë dëshirën e tij për të hapur një front të ri trazirash në pjesën perëndimore të Euroazisë, jo aq larg nga Deti Egje, Siria dhe Irani.

Kreu i Shtetit Turk në fakt deklaroi se "Azerbajxhani, vendi ynë vëlla, ka filluar ofensivën për të mbrojtur territorin e saj dhe për të çliruar Karabakun e Epërm, i cili është nën okupim. Ushtria Azerbajxhanase po përparon dhe ka çliruar shumë zona. Me të gjitha forcat, aftësitë dhe me zemrat tona, ne do të qëndrojmë përkrah Azerbajxhanit".

Në terren, zzerbajxhanasit duket se po fitojnë për momentin. Por ka akuza të ndërsjella për sulme ndaj civilëve, përfshirë në zona të tjera përgjatë vijës kufitare.

Komuniteti ndërkombëtar ka frikë mbi të gjitha se konflikti mund të jetë shkëndija për diçka më të gjerë që përfshin vende si Turqia dhe Rusia. Moska, e cila siç dihet ka një bazë ushtarake në Armeni, gjithashtu mban marrëdhënie të përzemërta me Bakun-n.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?