Recep Tayyip Erdogan

Erdogan zotohet për shfarosje të lëvizjes FETO dhe përndjekje të mbështetësve të Gulenit

22 Tetor, 20:07| Përditesimi: 22 Tetor, 20:11

  • Share

Edhe pas vdekjes së klerikut mysliman turk Fethullah Gulen, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se Turqia është e vendosur për të përndjekur ithtarët e Gulen.

“Këta tradhtarë arritën të shpëtojnë nga drejtësia turke falë atyre që i mbrojnë. Ata u larguan pa dhënë llogari për gjakun e dëshmorëve që derdhën. Por ata nuk do të mund të shpëtojnë nga drejtësia hyjnore”, ka thënë Erdogan para pjesëtarëve të partisë së tij, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Fetullah Gulen njihej ndryshe edhe si kundërshtari me i madh politik i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Ai krijoi lëvizjen Hizmet, e cila u shndërrua, në një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë.

Dikur Gulen ishte aleat i Erdoganit, por aleanca e tyre u shkatërrua dhe Erdogan e konsideroi atë më vonë përgjegjës për tentativën e grushtit të shtetit të vitit 2016, ku anëtarë të ushtrisë komanduan avionë luftarakë, tanke dhe helikopterë kundër regjimit dhe ku rreth 250 njerëz u vranë në përpjekje për të marrë pushtetin.

Qeveria e Erdoganit shkarkoi nga administratta publike më shumë se 100.000 punonjës dhe arrestoi dhjetëra mijëra mbështetës të dyshuar të Gulenit.

Gylen jetoi që prej vitit 1999 në Pensilvani të SHBA, të cilës Erdogan i kërkoi organizimin e një dorëzimi.

Ankaraja e cilësonte imamin Gylen një terrorist dhe rreth 5 vite më parë, në prag të një vizite në SHBA, Erdogan i propozoi qeverisë amerikane një shkëmbim terroristësh. B

ëhej fjalë për një shkëmbim ku SHBA të ekstradonte drejt Turqisë Fetullah Gylenin ndërsa ndërsa drejt SHBA do të shkonte themeluesi i ISIS AL Bagdadi.

Gylen krijoi një lëvizjë super gjigande, e cila veproi në 10 vende të botës nëpërmjet shkollave mediave dhe institucioneve financiare.

Kapacitet financiar i lëvizjes FETO mendohet të shkojë mbi 50 miliardë dollarë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?