Erdogani 'i prerë': Zgjedhjet do të mbahen në maj, pavarësisht tërmetit

1 Mars 2023, 13:08| Përditesimi: 1 Mars 2023, 20:52

  • Share

Gati një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse që godituën Turqinë Jugore, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve, por ato do të mbahen në 14 maj.   

Pavarësisht situatës së vështirë që po kalon vendi pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit që u morën jetën mbi 45 mijë personave, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është i vendosur të zhvillojë zgjedhjet më 14 maj. Në një deklaratë për mediat Erdogan ka hedhur poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, pas tërmeteve shkatërruese të muajit shkurt.

“Populli turk do ta bëjë atë që duhet, më 14 maj”, u ka thënë ai ligjvënësve në Parlamentin e Ankarasë, datë kjo që ishte propozuar më herët prej tij. Erdogan shpreson që Qeveria e tij do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2028. Por pas tërmeteve tragjike zemërimi popullor ka qenë i madh, sidomos për reagimin e vonuar të emergjencave gjatë ditës së parë. Akuzat për qeverinë janë hedhur edhe që ka lejuar ndërtimet pa cilësi dhe i ka certifikuar ato, cka rezultoi me shembjen e tyre.

Erdogan u përball me zëmërimin e qytetarëve gjatë një prej vizitave në zonat e goditura nga tërmeti, ku pati prej tyre që e akuzuan në mënyrë të drejtëpdrejtë për pasojat e fatkeqësisë.

Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 11 provincat e goditura nga tërmetet. Ky rajon është duke u përballur me pasgoditje të vazhdueshme tërmeti duke e bërë pothuajse të pamundur zhvillimin e fushatës dhe zgjedhjeve në atë zonë.

Nisur nga ajo që po kalon vendi prej gati një muaji, shumë analistë në Turqi, besojnë se këto zgjedhje mund të shënojnë fundin e epokës së Erdogan, duke mbyllur qeverisjes së tij prej 20 vitesh.     

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?