TIRANË- Ka udhëtuar me furgon nga Dibra në Tiranë. Erdogani shqiptar, vetëm 9 vjeç, bashkë me gjyshin e tij kanë mbërritur para xhamisë së Namazgjasë me shpresën e vetme, për të takuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili sot po viziton vendin tonë.
Ekskluzivisht për Report Tv, Erdogani 9-vjeçar tregon edhe se kush ia ka vendosur emrin.
Si quhesh? Erdogan Muçina.
Kush ta ka vendosur emrin? Babi. 9 vjeç.
Të pëlqen emri? Po.
A të thonë shokët që ke emër të çuditshëm? Po. Kam ardhur ta takoj presidentin.
Gjyshi i tij tregon për Report Tv se emrin Erdogan e zgjodhën edhe për shkak të besimit mysliman, ndërsa thotë se hapjen e Namazgjasë e prisnin me padurim. Edhe gjyshi, në dyert e Xhamisë së Namazgjasë, shpreh dëshirën që nipi të mundet të takojë sot Erdoganin.
“E përshëndes Erdogan, e uroj për mirëseardhjen. I kam vënë emirin nipit Erdogan, na pëlqente emri. Kemi ardhur me dëshirën tonë, me shpenzimet tona. Vetëm ta takojmë Erdogan, ishalla nipi do e takojë. Jemi besimtarë, shkojmë në xhami. Kam 6 nipër, i marr me vete çdo të premte. Me durim e prisnim këtë xhami. Kam shpresa, ishalla ta takoj djali”, tha gjyshi i 9-vjeçarit për Report Tv.
Me 6 nipër, gjyshi thotë se çdo të premte i merr në xhami.
medet katandia jone !
Përgjigju/BOTI/,mesimin me te mire e morri nga familja se si behesh puthadores e servil me emrin e nje autokrati-Erdogan.Ky do te hyje ne ate grup fatkeqesh qe familjet fale injorances,militantizmit,apo servilizmit, i kane bere gazi i botes duke u vene emra te tille si:Erdogan,Duce,Stalin,Sovjeta e te ngjashem.
PërgjigjuNuk kane shkolle keta femije gjate dites?
Përgjigju