Dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme, të cilat pësojnë zhvillim duke sjellë shira të izoluar në zonat qëndrore dhe jugore.
Pasditja dhe kryesisht mbrëmja ri-kthejnë kthjellimet në vend. Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 1°C mëngjesi deri në 19°C mesdita.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa: Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në Europën Perëndimore duke sjellë shira. Gjithashtu gadishulli Skandinav mbetet me reshje dëbore. NDERSA kthjellimet dominojnë Europën Jugore, Qëndrore dhe atë Lindore.