Foto arkivi

Ekonomi

ERE shqyrton të martën kërkesën e OSHEE për uljen e çmimit të energjisë për qytetarët

6 Janar, 15:39| Përditesimi: 6 Janar, 15:41

  • Share

Entit Rregullator të Energjisë në mbledhjen e ditës së nesërme do të diskutojë për uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjar. Kërkesa për uljen e çmimit është dorëzuar nga OSHEE, dhe sipas njoftimit do të shqyrtohet në mbledhjen e 7 janarit.

“Njoftojmë se ditën e Martë, datë 07.01.2025, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja nr. 02 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite: 1. Mbi çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Sherbimit Universal për periudhën 1 shkurt 2025 - 31 dhjetor 2025. 2. Mbi përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga furnizuesi i mundësisë së fundit për muajin dhjetor 2024 për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV”, thuhet në njoftimin e ERE.

Ulja e çmimit të energjisë elektrike është premtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2024 gjatë takimeve me pensionistët, dhe që pritej të kishte një vendimmarrja prej 1 janarit të këtij viti që ka nisur. Aktualisht familjet paguajnë energjinë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH ose 11.4 lekë me TVSH.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?