Sociale
Drejt Punës

Erglena Domi, vajza e parë kampione e mundjes në Shqipëri! 10-vjeçarja nga Kukësi thyen tabutë: Nuk më shqetëson paragjykimi

26 Qershor 2021, 20:45| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 20:58

  • Share

KUKËS- Erglena Domi i ka hyrë sportit të mundjes në moshë të vogël dhe brenda 1 viti ka arritur të rrëmbejë medalje. 10-vjecarja nga Kukësi ka thyer tabutë në qytetin e saj të lindjes, ku sporti i mundjes është traditë, por për djem....

Erglena Domin e takuam bashkë me vëllanë, Ernestin i cili gjithashtu ka pasion mundjen dhe ka nisur stervitjen më herët.

"Me sportin e mundjes kam një vit ose më pak që merrem, sepse kam një vëlla më të vogël, kam parë atë më ka pëlqyer edhe mua. Ngaqë është sport që të aktivizon, i tregova babit dhe babi më tha në rregull. Kam marrë pjesë në kampionatin e Kaçanikut dhe fitova medaljen e parë dhe ishte kampionati i parë që më ka motivuar për të vazhduar këtë sport", rrëfen ajo.

Edhe pse mjaft e angazhuar në sport, Eglena nuk ka lënë pas mësimet ndaj ka një apel për bashkëmoshatarët.

"Me mësime jam shumë mirë, bëj ski not dhe këndim aktivizohem tek pallati i kulturës në koncerte. Kur nisa mundjen shoqet nuk e prisnin se ngaqë jam vajzë, por unë nuk e kam problem mentalitetin. Ju them bashkëmoshatarëve të mi të merren me sport se sporti është shumë i mirë", shprehet Eglena

Edhe pse në Kukës mund të jetë e paragjykuar për sportin e zgjedhur, Erglena mbështetjen më të madhe e ka marrë nga babai saj Sadik Domi, ish mundës në ekipin “Përparimi” të Kukësit.

Në mungesë të një palestre në qytetin e saj, 10-vjecarja shkon tre herë në javë për stërvitje në qytetin e Prizrenit. Bashkë me 20 vajza të tjera të Prizrenit dhe vëllanë stërvitet nga trajneri Sadik Ferhati i cili thotë se Erglena është talent dhe në kohë të shkurtër arriti të gjitha kriteret fizike të mundjes. 

Erglena Domi është vajza e parë kampione në sportin e mundjes në Shqipëri. Ajo ka fituar vendin e parë në Turneun Ndërkombëtar të Mundjes për femra, në stilin e lirë. Ky turne është mbajtur ditë më parë në Kaçanik në Kosovës. Në këtë kampionat garuan vajza nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia. 10-vjeçarja Erglena Domi do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Europian që do të mbahet në muajin shtator, në Serbi. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?