Erlind Sulo dhe Ergys Verdho

Erlind Sulo emërohet drejtori i ri i KESH, Ergys Verdho shkon në krye të Hekurudhës Shqiptare

13 Mars, 19:34| Përditesimi: 13 Mars, 20:53

  • Share

Erlind Sulo është emëruar në krye Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare, duke zëvendësuar në këtë detyrë drejtorin e dorëhequr Ergys Verdho.

Ndërkohë ky i fundit është emëruar në krye të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare duke zëvendësuar në këtë detyrë Gentjan Likon, mëson gazetarja e Report Tv Eliza Gjediku.

Erlind Sulo ka mbajtur postin e drejtorit të FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit. Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Së fundmi ka mbajtur postin e këshilltarit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë Ergys Verdho e mori drejtimin e KESH në qershor të vitit 2021, pasi u largua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?