Eridano Cano

Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC

13 Gusht, 11:34| Përditesimi: 13 Gusht, 14:09

  • Share

Në krye të SASPAC (Agjencise së Koordinimit të Ndihmës së Huaj) që monitoron fondet e BE-së do të jetë Eridana Çano.

Burime për Report tv bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ia ka besuar Çanos këtë post, pas shkarkimit të Jona Sulit më 30 Korrik, e cila mbajti këtë detyrë pas arrestimit të Ilir Beqajt për abuzim me fondet e kësaj agjencie.

Eridana Çano ka mbajtur postin e drejtoreshës e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, ndërsa më herët ka qenë drejtoreshë kabineti e Ministrit të Pushtetit Vendor.

SASPAC u krijua në vitin 2021 si një “agjenci” që do të menaxhonte dhe shpërndante fondet e huaja në Shqipëri.

Prej krijimit, SASPAC ka si mision koordinimin e ndihmës së huaj për programet e projektet zhvillimore, monitorimin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022-2030, ofrimin e mbështetjes metodologjike në hartimin e strategjive ndërsektoriale dhe sektoriale.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ergi: 13/08/2024 16:08

    Rama nuk ka emeruar askend. Ai eshte kryetar i te gjitha gjerave me para, prone e pushtet ne shtet. Thjesht ne surrat i ri me fytyre kah Surreli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?