Donald Trump dhe Erika Kirk

Bota

Trump përqafon Erika Kirk, e veja e aktivistit të vrarë: E fal të riun që i mori jetën burrit tim, përgjigja ndaj urrejtjes nuk është me urrejtje

22 Shtator, 07:49| Përditesimi: 22 Shtator, 08:47

  • Share

1758520321_donaldtrumperikakirk.jpeg

Në ceremoninë e lamtumirës për aktivistin amerikan Charlie Kirk që u vra më 10 shtator gjatë një eventi universitar në Utah, doli në podium dhe njoftoi se do të vazhdojë misionin e të shoqit.

"Misioni i Charlie-t është misioni im. Jam e nderuar që jam CEO i ri i Turning Point USA. Ne do të vazhdojmë ngjarjet në kolegje. Asnjë vrasës nuk do të na ndalojë të mbrojmë Amendamentin e Parë. Do t'ju bëj krenarë", tha ajo.

Më tej, ajo surprizoi kur tha se do e falë vrasësin e babait të fëmijëve të saj.

"Burri im, Çarli, donte të shpëtonte të rinj, si ai që i mori jetën. E fal atë të ri. Përgjigja ndaj urrejtjes nuk është më urrejtje”, shtoi më tej.

Në fund të ceremonisë Donald Trump dhe Erika Kirk u përqafuan në skenë në fund të ceremonisë në stadiumin State Farm. E veja e Kirk nuk mund t'i mbajë lotët dhe mbështetet te presidenti.


Lajmi kryesor:

SHBA/ Dhjetëra mijëra njerëz marrin pjesë në shërbimin përkujtimor për Charlie Kirk, Trump: Një martir republikan! E veja: E fal vrasësin


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?