Erion Braçe

Opinion

Erion Braçe: Çmendina e natës!

3 Qershor, 11:34| Përditesimi: 3 Qershor, 11:36

  • Share

Ylli Rakipi është një gazetar i vjetër;

E ka nisur në epokën e re me gazetën Republika, pastaj botoi një gazetë të vetën, Albania, dhe pasi e mbylli atë ka bërë gazetari televizive;

në të gjitha kohët ka bërë edhe gazetari të mirë, plot sarkazëm e ironi;

Nëse unë mbaj mend gjë nga gazetaria e tij është një rubrikë, Tej e këtej quhej;

Nëse unë mbaj mend gjë nga personazhet e saj ishte një person real që quhej D’anton Debileka;

Nëse ka një gjë që Yllit ja çmoj shumë është që ai nuk heq dorë nga personazhet e tij, i zhvillon në çdo kohë dhe në çdo fazë të gazetarisë së tij, i mban gjallë, i ka edhe sot!   

Tani; Për këtë trenin bullgar dhe këtë zyrën e Erion Braçes;

E para, nuk kam patur kurrë nevojë për tren që nga 1996ta; e thjesht kam patur hambar me vota; aq i madh ka qenë hambari sa edhe pse Salihu i bëri vetë zgjedhjet në 1996-ën, pra i shkruajti vetë, i hodhi vetë e i numëroi vetë, përsëri në fund fitues ishë unë me 50.01%;

në 2005-en, edhe pse vuri 5 kandidatë përballë meje, përsëri fitues isha unë me 60%;

në 2009-ën, edhe pse mori një mandat për 38 vota, kutitë e natës pa drita në Berat nuk i hapi kurrë, ndërkohë fitues isha po unë me 22 mijë vota më shumë në vetëm Berat e Kuçovë;

në 2013-ën në Divjakë me çdo kandidat të mundshëm të tij e jo vetëm me një mjeshtër elektoral përballë, nga 1800 vota minus, fitues isha unë me 2800 vota plus;

në 2017-ën stërfitues isha unë me një rekord të paprekshëm 13.800 vota vetëm në një zonë elektorale;

në 2021-in me gjithë ushtrinë e jashtme e ca komandat të brendshëm kundër, me 5 kandidatë përballë vetëm në Divjakë, fitues me 4000 vota diferencë isha unë, në qark e në rang vendi i pari dhe i treti isha unë;

këtë herë me gati 21.000 vota në Tiranë, brenda në Tirane e 3.000 të tjera në diaspore, i pari po isha unë!   

FUND: Kush ka vota nuk ka nevojë për Bullgarinë e trenin e saj;

Kudo në gjithë Shqipërinë, si Partia Socialiste në fillim, si individë më pas!   

Nderkohë Ylli, vijo zhvilloi personazhet e tu por mos u bëj mizor, tani në pleqëri meritojne edhe ata pushim e pension më të lartë, paguar nga qeveria!/ Marrë nga Facebook

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?