Rritja me rreth 30% e çmimit të sigurimit të makinave ka sjellë edhe reagime zyrtare, përveç pakënaqësisë së pronarëve të mjeteve.
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sot (17 Janar), duke shpjeguar mes të tjerash se kjo rritje nuk ka ardhur për shkak të ligjit, por ‘të kartelit të kompanive të sigurimit’.
Ligjvënësi socialist thekson në video-postimin e tij në Facebook se ligji ka hyrë në fuqi prej katër vitesh dhe nuk është zbatuar asnjë ditë, sepse ‘karteli në fushën e sigurimeve nuk lejoi zbatimin e tij’.
Lëvizjen më të fundit deputeti e quan edhe si një ‘favor të ri për kartelin e sigurimeve’, që njëkohësisht ‘ka rritur çmimet dhe po mbledh para’.
Braçe e mbyll reagimin e tij duke u shprehur se i ka kërkuar Komisionit të Ekonomisë që në mbledhjen e parë të tij të shqyrtojë këtë çështje.
Postimi i Erion Braçes:
“Jooo, jo, joooooo! Çmimi i ri, i rritur i sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike-makinave, nuk ka shkak ligjin. Ligji është miratuar e ka hyrë në fuqi në 1 korrik 2021.
Nuk është zbatuar asnjë ditë. Arsyeja? Karteli në fushën e sigurimeve nuk lejoi zbatimin e tij. Prishte marrëveshjen kartel mes tyre. Në 1 janar të këtij viti, Autoriti i Mbikëqyrjes Financiare ka vënë në zbatim ligjin përmes një rregulloreje. Ligji referonte sistemin bonus-malus për policat e sigurimit, me ndikim mbi çmimin, për të favorizuar sjelljen e mirë e pa dëme në rrugë dhe për të ndëshkuar e demotivuar edhe me këtë element, aksidentbërësit në rrugë!
Rregullorja nuk bën këtë; Rregullorja nuk ka lidhje me këtë, por është thjesht një favor i ri për kartelin e certifikuar e të pranuar të sigurimeve. Ky ka rritur çmimet, ky po mbledh para. I kam kërkuar Komisionit të Ekonomisë që në mbledhjen e parë të tij, të shqyrtojë këtë çështje”.
Karteli i mafiozeve te kompanive te sigurimit, duhet shkateruar nga shteti dhe duhet mare nen pergjegjesi penale nga SPAK, se bashku me drejtusit e AMF te cilet kane vite qe mbushin xhepat nga parate e mara me cmime abuzive nga kontratat e sigurimit makinave.
PërgjigjuZoti Brace, eshte i vetmi qe lufton MAFIAN E SIGURIMEVE, qe fiton miliona nga LICENCA qe i ka dhene shteti per SIGURIMIN E DETYRUSHEM TE MJETEVEMOTORRIKE, pra qe qytetaret shqiptare per automjetet e tyre jane te detyruar te paguajne cmimet qe vendo sin karteli sigurimeve, nderkohe qe AMF e shtetit, nuk reagon, sepse eshte e korruptuar, ose me e pakta e paafte per detyren e ngarkuar. MAFIA E SIGURIMEVE, vendos punonjesit e AMF, drejtusit e saj, vendos per regullimet ligjore te tregut te sigurimeve,etj. Zoti Rama duhet te mbeshtesi z.Brace ne aksionin e tij kunder monopolit te MAFIAS TE SIGURIMEVE. Kjo duhet filluar me percaktimin e cmimeve tavan per sigurimet e detyrueshme te automjeteve, ashtu si veprohet ne vendet e tjera , si Italia,Greqi’s, etj. Por kjo se pari duke rinovuar thellesisht stafin drejtues te AMF dhe rishikuar legjislacionin per vendosjen e cmimit (primit sigurimit) per sigurimin e detyrushem.
PërgjigjuPo komisioneri per mbrojtjen e konsumatorit? Po Qeveria nuk e mbron qyetetarin e vet nga keto 'abzuzime' skandaloze? Malus bonus OK. Perse duhet te penalizohen te gjithe me rritje kaq te madhe siguracioni te detyrueshem? Nuk u ngopen keto kompani?
Përgjigju