Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se është zaptuar hapësira publike duke e rrethuar me rrjet trotuarin dhe banorët janë lënë që të kalojnë në korsinë e biçikletave.
'Hyrja e bllokut 1 maji përballë postës, buzë unazës së vogël, hapësira publike pra, hapësira publike! Ka rrethuar pallatin me gjithë banorë brenda, ka marrë trotuarin, njerëzit i ka hedhur në korsinë e biçikletës dhe më e bukura, i ka hapur vrimë pemës që të rritet!! Batërdi! Bëhu deputet në Tiranë po deshe dhe mbro interesat e njerëzve kështu!', tha ai.
Ky reagim i Braçes vjen vetëm pak orë pasi, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje kujtdo që ka zaptuar hapësirat publike, t’i lirojë ato, ose do përballet me ligjin, me gjoba deri në ndjekje penale. Rama kërkoi që të dalin në terren deputetët e drejtorët e bashkisë së Tiranës, për të evidentuar në 2 javë problemet e qytetarëve.
Komente

eshte rrethuar se do shembet e do nehet ndertim I ri o kaqol qe del si budall rugeve te tiranes sikur ca po na tregon ti. po kush e ka pushtetin a nuk e keni ju dhe a nuk ke ti mundesi qe ti besh keto probleme institutional por del me telefon rrugeve si qen. a me fal si kone
PërgjigjuKur paska ligje,pse nuk qēnka zbatuar ligji,për këta që kan zaptuar hapsirat publike?,Atëhere,të dēnohen ata që nuk kan zbatuar ligjin.Ligjëvënsit e pa-aft,a kan kthyer shqipērin në nji hale të madhe,ku nuk jetohet dot më.Nuk zgjidhen problemet me aksione,zgjidhen me ligj.
PërgjigjuPerpara se te hidheshe ne perfundime te parakohshme,z.Brace a i pyete banoret,apo ndonje nga bashkia se perse eshte rrethuar pallati? Ndoshta behet fjale per ndonje riparim.
PërgjigjuOre..duhen hedhur në tokë të gjitha muret e rrethimet abusive në Tiranë...!..ka 30 vjet ky avaz...shty mure e negri gardhe...!
Përgjigju