Sociale

Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike në bllokun '1 Maji': Është rrethuar pallati me gjithë banorë brenda, njerëzit janë hedhur në korsinë e biçikletave (VIDEO)

4 Korrik, 21:15| Përditesimi: 4 Korrik, 22:38

  • Share

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se është zaptuar hapësira publike duke e rrethuar me rrjet trotuarin dhe banorët janë lënë që të kalojnë në korsinë e biçikletave. 

'Hyrja e bllokut 1 maji përballë postës, buzë unazës së vogël, hapësira publike pra, hapësira publike! Ka rrethuar pallatin me gjithë banorë brenda, ka marrë trotuarin, njerëzit i ka hedhur në korsinë e biçikletës dhe më e bukura, i ka hapur vrimë pemës që të rritet!! Batërdi! Bëhu deputet në Tiranë po deshe dhe mbro interesat e njerëzve kështu!', tha ai. 

Ky reagim i Braçes vjen vetëm pak orë pasi, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje kujtdo që ka zaptuar hapësirat publike, t’i lirojë ato, ose do përballet me ligjin, me gjoba deri në ndjekje penale. Rama kërkoi që të dalin në terren deputetët e drejtorët e bashkisë së Tiranës, për të evidentuar në 2 javë problemet e qytetarëve.

    S.B/ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • Sondazhi i ditës:

      Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?