Dita për tu kthyer në pune... Për të përfaqësuar afër 18 mijë njerëz, socialistë e jo të tillë, që votuan Partine Socialiste në Çermë, Grabian, Gradishte, Remas, Divjakë, Kolonjë, Bubullime, Krutje, Allkaj, 15. 600 njerëz, socialistë e jo vetëm që besuan dhe votuan tek unë personalisht, puna që bëj, shërbimi publik, qenia pranë tyre e me ta, në Çermë, Grabian, Gradishte, Remas, Divjakë, Kolonjë, Bubullime, Krutje, Allkaj, Lushnjë qytet, Kodër..në Fier gjithashtu, Roskovec e Patos; mijëra njerëz te tjerë, mes tyre edhe ata qe abstenuan, nuk votuan. Për të thyer në besimin e tyre apo pa shpresën se dikush, individ, institucion mund të përfaqësoje e mbrojë interesat e tyre.
Mijëra te tjerë që vijojnë e më shkruajnë pa pushim, siç studentë këtë jave, me halle e nën hallë e që kërkojnë një zë të tyre atje ku flitet, dëgjohet, pyetet, përgjigjet, zgjidhet e vendoset edhe për ta, njerëzit e zakonshëm anekënd këtij vendi!
Sot është një ditë e re; mundësia për tu marrë me gjërat e përditshme, të sotme e të së ardhmes, për ta e fëmijët e tyre! Asgjë tjetër! Askënd tjetër!
Dua ta bëj dhe do ta bëj, si përherë, brenda parimeve e pa kompromis në kurriz të njerëzve të zakonshëm në këtë vend!