Deputeti socialist për Tiranën, Erion Braçe, ka publikuar një video nga rruga “Mustafa Matohiti”, e njohur ndryshe edhe si ‘rruga e Salës’, për shkak të banesës që ka aty kryetari i PD Sali Berisha.
Braçe thotë se edhe lokalet që janë përgjatë asaj rrugice, do të duhet që të heqin tendat që kanë zaptuar hapësirat publike.
Deputeti socialist ka publikuar mesazhin që i ka dërguar një qytetar, ku ankohet përse në atë zonë nuk janë liruar hapësirat publike të lokaleve.
Teksa Braçe ka publikuar edhe përgjigjen e tij për qytetarin në fjalë.
“O deputet po këtu ke rruga Mustafa Matohiti, rrugica e Salës, pse nuk e lironi hapësirën publike? Vetëm për ne në komune fole me na i prish ti. Na shife vetë s’është prek asigjo e asnjoni”.
Ilir, rrofsh për videon. Bëj durim, do çlirohet çdo centimetër, kështu na kanë thënë”, ka shkruar Erion Braçe në Facebook.
Lirimi i hapësirave publike është një aksion që Kryeministri Edi Rama ka nisur në të gjithë vendin që prej muajit korrik.
Komente
