Erion Braçe ka denoncuar atë që po ndodh me aksionin për sigurinë ushqimore. Sipas tij, me këtë aksion po goditen fermerët dhe blegtorët e vegjël, ndërsa për bizneset e mëdha nuk merret asnjë masë. Ai sjell rastin e një qytetari nga Divjaka, që ka një baxho.
“Divjakë-atje ku prodhohet qumështi. Ky nuk është rikthim i sigurisë ushqimore, kjo është varrosja e një punëtori.
Nga e shtuna pasdite deri dje ne 02.00-mengjes, administrata tatimore dhe AKU kane ushtruar kontroll ne nje baxho te vogel ne Zharnec-Divjakë; tek Tak Mebelli, baxhoja e tij.
Ne perfundim te kontrollit i kanë sekuestruar 33.000 kg djathë-produkt i muajve te tere per sezonin turistik dhe i kanë vendosur edhe 40.000.000 lekë gjobë!!!!
Mos u habisni, e dija qe keshtu do te shkonte e perfundonte;
I kane kerkuar faturat e qumeshtit marre nga blegtoret, fshataret-troç, i kane bere inventar dhe ja kane marre djathin dhe do i marrin dhe parate!
Tani habituni! Djathin nuk ia kanë sekuestruar se përbërja e tij cënon sigurinë ushqimore – pra nuk është djath, është qumësht pluhur e vaj palme, por se për qumështin që ju ka marrë fshatarëve të Zharnecit, Kamenicës, Kryekuqit, Gurit, Mizës, Xengut, Divjakës, nuk ka faturë!
Natyrisht Tani nuk i ka ato fatura;
Në fakt ato fatura nuk i ka kërkush që bën djathtë të vërtetë.
Kush bën qumësht pluhure e vaj palme djathë, i ambalazhon bukur, i pret ato fatura, se ka problem.
Të bësh djathë-djathë nuk pret dot faturë, nuk del, humb para po e bëre, ose del jashtë tregu për shkak të çmimit të lartë të tij. Kjo është e vërteta.
Tani pyetja qe kam une per administratën tatimorë eshte: Në cilën fabrikë të madhe të përpunimit të qumështit e keni bërë këtë inventor e llogari me bazë faturat? Në cilën?
Me Tanin dhe gjithe zonen e bregut te lagunes se Divjakes mbaruat pune-i varroset;
Po nese shkoni kerkoni fature e beni inventar tek fabrikat e mëdha do duhet t’i arrestoni për evazionin e frikshëm fiskal-pjesa me e madhe i nxitur nga ne, nga skema e TVSH që mjeshtri i madh i imponoi bujqësisë e blegtorisë në 2018!
Tan, doja te vija tek ty por nuk vi dot, me vjen turp nga ty, me vjen turp nga kjo qe te kane bere ty! Shume ndjese”, shkruan deputeti socialist.
Komente

O luli vocēr po Erjon Braçe tē paktēn e ngre Zērin pēr padrejtēsit. Po tē ishin tē gjith si Erjon Braçe Shqipria do ishte lule o luli babuli kok tuli.
PërgjigjuO Erion, o shko bërtit tamam me denoncime zyrtare, jo nëpër televizione. Ose mos rri më nën hijen e kujt nuk të pëlqen. Hajt të kam rixha
PërgjigjuIk o brace se nje cope parasit qe ska punuar nje dite je... Po ben ate qe te dhimbset fshatari , ik o brace se nuk je ne opozite . Ne fakt sje askushi , je thjesht nje buratin qe ngre kartonin me komande
PërgjigjuTe shikohet pasuria e dentistit Almiro Gurakuqi kryeyar i urdherit te stomatologut te shqioerise dhe ti kerkohen burimet e krijimit te kesaj pasurie me vlera miliona euro.
Përgjigju