Kultura

‘Serenights’/ Rikthehet magjia e serenatave në Korçë, interpretojnë këngëtarë të njohur

19 Shtator, 19:46| Përditesimi: 19 Shtator, 20:05

  • Share

Në Korçë ka nisur festivali “Serenights”, i cili kulmon të shtunën, në sheshin e Pazarit të Vjetër. Serenatat interpretohen nga zëra të njohur, si Frederik Ndoci, Endri & Stefi Prifti nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike.

***

Korça njihet ndryshe si qyteti i serenatave ndaj dhe në asnjë vend tjetër në Shqipëri nuk mund të ishte më i përshtatshëm për një festival kushtuar pikërisht serenatave dhe historisë së tyre.

“Serenights” vjen në qytetin e Korçës, jo vetëm me këngë, por edhe me ekspozitë instrumentesh.

Nata e parë është hapur me ekspozitën “Me kitarë e mandolinë ty po të këndoj”, një udhëtim mes gurëve të themelit të serenatës, ku u ekspozuan kitarat dhe mandolinat e familjeve korçare, që e kanë mbajtur gjallë këtë trashëgimi muzikore, duke e përcjellë brez pas brezi.

Në mesin e instrumenteve veçohet kitara e Vangjush Tushit, një personalitet i shquar i Korçës, i njohur jo si serenatist, por si figurë e rëndësishme, që mbetet pjesë e identitetit kulturor të qytetit.

Për këngëtaren Lazarela, ky festival mbart një emocion të veçantë, pasi serenatat ishin ato që e ngjitën për herë të parë në skenë dhe e formësuan si artiste.

“Serenights” do të arrijë kulmin në natën e tretë, në sheshin e Pazarit të Vjetër të Korçës, ku serenatat do të këndohen nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike nga zërat më të njohur të momentit e duke dhuruar një përjetim unik për publikun.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?