Erion Isai

VIP & Spektakël

Erion Isai ndahet nga bashkëshortja, kryebashkiaku i Ersekës: Martesa ka përfunduar prej 2 vitesh, kam nisur një kapitull të ri personal

12 Qershor, 16:35| Përditesimi: 12 Qershor, 16:46

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Ersekës, Erion Isai, është divorcuar nga bashkëshortja e tij, regjisorja Ajlin Petrela.

Në një postim në rrjetet sociale, Isai bëri të ditur se ndarja është finalizuar në prill 2024, ndërsa ka theksuar se ka nisur një kapitulli të ri në jetën e tij personale. Çifti ka dy vajza, Ajër dhe E’dua.

'Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar! Në interes për aq sa i takon medias dhe opinionit publik, si artist dhe ushtrues i një detyre të lartë, prej Prillit 2024 me dakortësi dhe parime të përbashkëta edhe zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal! Keq ardhje për publikime vendime gjykatash të cilat s’kanë asnjë interes publik, e asnjë arsye për tu publikuar, e mbi të gjitha kur pas saj janë dy vajza të vogla!

Vijoj që në jetën time (si artist e ushtrues detyre) të udhëhiqem nga pasioni, dashuria e përkushtimi! Prej dy vjetësh detyrën më të bukur në botë; atë të babait përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë! Vlerësim të cilën e japin vetëm Ajër dhe E’dua! Shihemi çdo ditë në punën time të detyrës apo kur mundemi në hapësira edhe në skenë si artist! Përgjegjësitë e mia publike i ndjej dhe ushtroj çdo ditë për të fituar zemrën e kujtdo! Uroj që çdo ditë tja dal! Përqafime e bekime!', shkruan ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?