Kronikë

Erion Veliaj ankimim në Gjykatën Kushtetuese, avokati Ramaj: Shkarkimi i tij nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, jo i drejtë

29 Shtator, 22:55| Përditesimi: 29 Shtator, 22:59

  • Share

Avokati Redi Ramaj, e cilësoi propozimin për shkarkimin e Erion Veliajt si jo të drejtë.

Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, mbrëmjen e sotme në Report Tv, ai tha se Veliaj kishte të drejtë që të bënte ankimin për shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.

‘Rastet kur organi i qeverisjes qendrore, këshilli i ministrave e shkarkon ai ka të drejtë që ta ankimojë. Veliaj është me masë sigurimi dhe ka arsye të fortë pse nuk shkon në bashki dhe jo për arsye tjera. Në këtë aspekt e shoh jo të drejtë shkarkimin e një kryetari bashkie.

Por nëse presidenti dekreton datë për zgjedhje, del hapur kundër Kushtetutës atëherë nuk flasim më për ligje dhe shtet. A mund ta kalojë Kushtetuesja në Gjykatën Administrative, unë them se jo, sepse është çështje që mund ta zgjidh vetëm Kushtetuesja. Dhe unë them se Kushtetuesja duhet që ta shqyrtojë sepse është një rast i veçantë’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Ankimi në GJK i Veliajt/ Arbër Hoxha: Do fitojë, s’ka zgjedhje në Tiranë pa folur gjykata! Qeleshi: Duhet vendim i shpejtë! Poli Hoxha: Ka synim Strasburgun


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?