Jorida Tabaku dhe Erion Veliaj

Kronikë

Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku i Tiranës e paditi për shpifje

5 Korrik, 19:13| Përditesimi: 5 Korrik, 19:18

  • Share

Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin për konfliktin e hershëm të lindur mes Veliajt dhe Tabakut.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kishte paditur kohë më parë Jorida Tabakun për shpifje, pas deklaratave që kjo e fundit bëri në lidhje me çështjen e Unazës së Re. Deputetja e PD deklaronte se projekti i Unazës së Madhe ‘është një projekt korruptiv i Veliajt dhe kryeministrit Rama’, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale.

Gjykata e shkallës së parë madje në vendimin e saj i kishte kërkuar zonjës Tabaku që krahas përgënjeshtrimit të deklaratës, të paguante edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh si dhe shpenzimet gjyqësore e avokatore.

Më parë, Gjykata e Apelit i dha gjithashtu të drejtë kryebashkiakut Erjon Veliaj./Marrë me shkurtime nga vna.al/

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?