Kronikë

Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen për Teatrin Kombëtar në Tiranë! Veliaj: Zero kulla në territor!

29 Qershor 2021, 15:33| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 20:00

  • Share

TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për Teatrin Kombëtar në Tiranë, e për pasojë tani më nuk ka më pengesa për të nisur nga puna. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili teksa ka dhënë detaje mbi projektin, ka sqaruar do të ketë zero kulla, si një përgjigje për të gjithë skeptikët.

"KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga Bjarke Ingels (BIG). Auditorium 635 vende; Black box i vogël 150 vende; Black box i madh 350 vende; auditorium në tarracë 500 vende; 2 kate parkim; kulla në territor. Ecim para', shkruan Veliaj.

Projekti është bërë nga arkitekti danez Bjarke Ingels! Veliaj ka bërë me dije se Teatri i ri do të jetë disa herë më i madh se i vjetri dhe do të ofrojë kushte sipas të gjithë standardeve. Ai do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu, do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun. Po kështu, Teatri i ri Kombetar, përveç ambienteve të tjera ndihmëse, do të ketë edhe një parkim nëntokësor. 

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit të 2020, ngjarje që solli një sërë protestash dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, në krah të të cilëve doli edhe opozita. Debati për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nisi në fund të 2017 dhe fillim të vitit 2018, por shembja e godinës u bë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me artistët për ndërtimin e godinës së re. Nga ana tjetër, Presidenca e çoi në Gjykatën Kushtetuese, ku bëri një shtim objekt padie kërkuar pezullimin e zbatimit të çdo akti e veprimi që buroi prej ligjit të Teatrit dhe VKM-së, por 'Kushtetuesja' nuk e pranoi këtë kërkesë të Presidencës.

Ora 18:04
Miratimi i lejes për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, PD: Vendimi i KKT, presion mbi Gjykatën Kushtetuese

1624982753_21cc9481c3c14e7dafa33f69eae541761.jpg

Pasi Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, ka reaguar PD. Deputetja e zgjedhur Albana Vokshi e ka cilësuar këtë vendim të KKT si presion mbi Gjykatën Kushtetuese.

Deklarata e plotë:

Në fillim thanë se teatri duhej bërë me PPP dhe kulla sepse nuk kishin para. Mashtruan! Sot thonë se teatri do bëhet duke shtuar borxhin publik, pa kulla. Mashtrojnë!  Pasi shembën barbarisht dhe në shkelje totale të çdo norme e ligji godinën historike, sot po shembin shtetin e së drejtës dhe po ushtrojnë prsion mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur  fillimin e punimeve për të ashtuquajturin Teatri i Ri.

Veliaj thotë 0 Kulla, por nxitimi për të filluar punimet zbulon qartë që interesi i regjimit Rama-Doshi nuk është arti, as kuktura, as Teatri, por vetëm fitimet marramendëse nga projekti korruptiv i kullave që do të shërbejnë si lavatriçe e parave të pista të krimit e korrupsionit.

Vendimi i sotëm është një tjetër akt i arbitraritetit, dhunimit të ligjit,  gjykatave dhe interesit publik, që dëshmon se masakra zgjedhore e 25 Prillit nuk zgjidhi asgjë pë shqiptarët. PD do të jetë deri në fund në krah të betejës së Aleancës për Teatrin dhe qytetarëve shqiptarë për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend .

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andrea: 29/06/2021 16:08

    Nuk le nje cep te Tiranes pa shumekatesh, prishe dhe vilat e fundit italiane qe kishin ngelur, me mire pranoje hapur qe te komandojne oligarket e ndertimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?